Firdevs Bulut
19 Mars 2020•Përditësim: 20 Mars 2020
Milicitë besnike të komandantit me qendër në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, dje filluan sulme me raketa në kryeqytet, duke vrarë katër civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tre fëmijë nga e njëjta familje u vranë në sulmin e parë në periferinë Ain Zara në jug të Tripolit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë nën Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB.
Një grua u vra vonë në të njëjtën ditë në rrethin Bab Bin Ghashir të kryeqytetit kur një raketë goditi makinën e saj, duke plagosur edhe vajzën dhe mbesën e saj, thuhet në një deklaratë të Operacionit të GNA-së, “Vullkani i tërbimit”.
Luftimet e mëdha midis forcave të GNA-së dhe milicive të Haftarit kanë vazhduar që nga e mërkura.
Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy qeveri rivale janë shfaqur në Libi: Haftar në Libinë lindore, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.