Ali H. M.Abo Rezeg
20 Shkurt 2017•Përditësim: 21 Shkurt 2017
TRIPOLI (AA) – Kreu i qeverisë së Libisë që gëzon mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, Fayez al-Sarraj, i ka shpëtuar të hënën një tentative për atentat, në kohën kur autokolona e tij hasi në një breshëri plumbash në Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve të para, dy nga truprojat e al-Sarrajiut kanë mbetur të plagosur. "Autokolona e kryeministrit hasi në të shtëna në kohën kur po kalonte afër kompleksit qeveritar të kontrolluar nga mbështetësit e qeverisë për Shpëtim Kombëtar (që drejtohet nga Khalifa al-Ghawiel)”, deklaroi për AA një anëtar i këshillit Presidencial të qeverisë së Unitetit, në kushte anonime.
Konfliktet në Libi kanë prodhuar dy palë rivale të qeverisë, njëra në Tobruk dhe tjetra në kryeqytetin Tripoli.
Në fund të vitit 2015 qeveritë rivale të Libisë nënshkruan një marrëveshje të mbështetur nga OKB-ja për krijimin e një qeverie të unitetit në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në vend.