Mahmoud Barakat
04 Gusht 2018•Përditësim: 05 Gusht 2018
TRIPOLI (AA) – Disa sulmues të panjohur sot kanë rrëmbyer Abbas al-Qadi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Çështjeve Islame të Libisë në kryeqytetin Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Qadi është rrëmbyer në postbllokun kontrollues të aeroportit në Tripoli dhe është dërguar në një drejtim të panjohur, konfirmoi për AA një burim i cili deshi të mbetet anonim.
Libia është e përfshirë në trazira konstante që nga viti 2011, kur në kryengritjen e përgjakshme u vra Muammar Gaddafi pas sundimit të tij katër dekadash.