Dilara Hamit
26 Shkurt 2020•Përditësim: 27 Shkurt 2020
Së paku tre civilë u plagosën të martën në një sulm me raketa në kryeqytetin Tripoli nga forcat besnike të komandantit renegat lindor të Libisë, Khalifa Haftar, bëri të ditur qeveria libiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas qendrës së mediave të operacionit të qeverisë "Vullkani i Tërbimit" kundër forcave të Haftarit, viktimat pësuan kur lagjet Sabha, Salah al-Din dhe Ain Zara në Tripoli u goditën.
Gjithsej shtatë raketa u shkrepën, ku njëra prej tyre ra afër një spitali në Salah al-Din.
Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht me qendër në Tripoli (GNA) është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1.000 personave.