Ekip
12 dhjetor 2019•Përditësim: 12 dhjetor 2019
Aeroporti ndërkombëtar në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, i cili u mbyll tre muaj më parë për shkak të sulmeve ajrore nga forcat besnike të komandantit të Libisë Lindore Khalifa Haftar, sot është rihapur, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa linja ajrore njoftuan se duke filluar nga sot do të fillojnë me fluturimet operuese nga Aeroporti Ndërkombëtar "Mitiga".
Në shtator, autoritetet libiane transferuan të gjitha fluturimet e aeroportit të "Mitigës" në aeroportin "Misrata" pasi u godit nga forcat e Khalifa Haftarit.
Në fillim të prillit, forcat besnike të Haftarit filluan një fushatë për të marrë Tripolin nga forcat e Qeverisë e Pajtimit Kombëtar (QPK) e njohur nga OKB-ja.
Libia është përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur kryetari shumëvjeçar Muammar Gaddafi pas katër dekadash në pushtet u përmbys dhe u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO.