Jeyhun Aliyev
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Në natën e parë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit është vrarë një civil në një sulm të kryer nga milicitë e komandantit renegat Khalifa Haftar ndaj një vendbanimi civil në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, Osama Ali, për AA tha se personi u është nënshtruar plagëve nga një sulm me raketë në rajonin Ain Zara.
Ai tha se gjatë sulmit shpërtheu një zjarr dhe se në rajon u dërgua brigada e zjarrfikësve.
Javën e kaluar Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi nisi një operacion për të rimarrë qytezën Tarhuna, që është një lokacion strategjik për Khalifa Haftarin dhe një fortesë e tij e madhe në zonën përreth Tripolit.
Tarhuna është një pikë kryesore për forcat e Haftarit në sulmin e tyre ndaj Tripolit, si dhe për linjat e tyre të furnizimit nga baza ajrore Al-Jufra.
GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit të kaluar, ku mbi 1.000 persona humbën jetën.
Që nga rrëzimi i sundimtarit disa dekadësh të vendit, Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete: ajo e Haftarit në lindje të Libisë, e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe ndërkombëtare.