Büşra Akın Dinçer
02 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
LONDËR (AA) - Lideri i opozitës britanike, Jeremy Corbyn, paralajmëroi të enjten për një "katastrofë" të mundshme nëse Britania e Madhe vendos largimin nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i Partisë Laburiste tha se negociatat për “Brexit” (dalja e Britanisë nga BE-ja) mund të rezultojnë fatale për shumicën e popullit britanik, ndërsa foli edhe kundër miteve dhe profecive të cilat dominuan debatin lidhur me referendumin e 23 qershorit për qëndrimin në BE.
"Bashkimi Evropian nuk paraqet kërcënim për popullin britanik, por është qeveria Konservatore këtu në Britani, e cila kërkon të minojë gjërat e mira që kemi arritur në Evropë dhe të rezistojë ndryshimeve nga të cilat do të përfitonin njerëzit e zakonshëm të Britanisë," tha ai gjatë një fjalimi në një institut inxhinierie në Londër.
Duke folur për qëndrimin e Britanisë në BE ai tha se “ne mund të reformohemi për të arritur një marrëveshje më të mirë për konsumatorët si dhe të përforcojmë të drejtat e punëtorit”.