Selen Temizer
06 Tetor 2023•Përditësim: 06 Tetor 2023
Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel, njoftoi se liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen në Bruksel në fund të muajit, raporton Anadolu.
Michel në deklaratën e tij para samitit jozyrtar të liderëve të BE-së që po mbahet në qytetin Granada të Spanjës, tha se ka ftuar presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan.
Duke thënë se liderët iu përgjigjën pozitivisht ftesës, Michel bëri të ditur se në fund të muajit në Bruksel do të mbahet një takim trepalësh.
Dje, në margjinat e Takimit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), liderët e Këshillit të BE-së, Armenisë, Francës dhe Gjermanisë u mblodhën në Granada dhe më pas në deklaratën e tyre të përbashkët theksuan mbështetjen e tyre për procesin e normalizimit.
Në takim, në të cilin Aliyev nuk mori pjesë, udhëheqësit nënvizuan nevojën për të avancuar urgjentisht punën e përcaktimit të kufirit, kthimin e ndërsjellë të të arrestuarve, fati i të cilëve nuk dihet, dhe mbi dosjet e pastrimit të minave.