Mehmet Alaca
13 Prill 2022•Përditësim: 13 Prill 2022
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, presidenti i Letonisë, Egils Levits dhe presidenti i Estonisë, Alar Karis mbërritën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).
Liderët mbërritën në Kiev me tren dhe u pritën nga kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal.
Liderët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.