İnci Gündağ
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) - Në kryeqytetin e Britanisë, Londër, mbahet protestë kundër vrasjes së civilëve në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 70 persona të mbledhur në sheshin e famshëm Trafalgar kanë protestuar kundër sulmeve të kryera ndaj civilëve në rajon. Gjatë protestës janë ndezur qirinj dhe janë kënduar këngë me përmbajtje të fjalëve solidarizuese.
Në këtë aktivitet ku ishin të pranishëm persona nga të gjitha moshat është vërejtur se protestuesit krahas flamujve të Sirisë kanë mbajtur edhe pankarta me mbishkrimet "Mbroni civilët" dhe "Mjaft Asad".
Thirrje qeverisë britanike
Një nga protestueset pjesëmarrëse, 22-vjeçarja Izzy e cila nuk dëshiron të publikojë mbiemrin e saj në një deklaratë për AA, duke vënë në dukje se ndodhen në këtë protestë për të tërhequr vëmendjen mbi situatën e civilëve në Halep, ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar "që të mos ndjekë nëpërmjet medias sociale përjetimet në Siri."
Pasi ka theksuar se duke përfshirë edhe Turqinë ka punuar për 1.5 vite si vullnetare në kampet në Greqi dhe në Francë, Izzy tha se "Refuzoheshin kërkesat për azil të banorëve të Halepit që kam njohur në kampe. Qeveria britanike dënon situatën në Halep, por në të njëjtën kohë përfshihet në krim duke refuzuar kërkesat e familjeve për azil."
Duke e përcaktuar si një "kaos të plotë" situatën në kampet në Greqi, Izzy është shprehur "Kushtet në ato kampe duhet të përmirësohen. Situata e refugjatëve në territorin evropian është e rëndë. Qeveria britanike duhet të hapë dyert për këto persona."
Ndërsa 22-vjeçarja Hannah e cila punon si menaxhere shitjesh në Londër ka theksuar se ndodhen në këtë aktivitet për të treguar mbështetjen ndaj popullit të Sirisë dhe për të qenë zëri i civilëve që janë bllokuar në Siri.
"Nuk mendoj se Britania ka bërë mjaftueshëm për situatën në Siri. Duhet të bëjmë më shumë për sirianët. Refugjatët në Evropë duhet të vendosen në mënyrë të përbashkët në këto vende dhe gjithashtu duhet të punojmë bashkë me vendet e BE-së në çështjen për të ndaluar Asadin me Rusinë. Si një prej vendeve të fuqishme të botës duhet të reagojmë për mbrojtjen e civilëve të pafajshëm", është shprehur Hannah.