Handan Kazancı
21 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
KILIS (AA) – Ushtria turke tha të mërkurën se me mbështetjen tokësore dhe ajrore të opozitës, rruga në mes të qyteteve strategjike siriane të Al-Bab-it dhe Halepit është marrë nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).
Al-Bab aktualisht mbahet nga terroristët e DEASH-it, derisa civilët evakuohen nga Halepi i goditur nga lufta, dikur qyteti i dytë më i madh sirian.
Në njoftimin, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë shtoi se të paktën 48 objektiva të DEASH-it janë shkatërruar të martën nën Operacionin “Mburoja e Eufratit”.
Operacioni filloi në fund të muajit gusht për të avancuar sigurinë, mbështes forcat e koalicionit, dhe të eliminojë kërcënimin terrorist përgjatë kufirit turk duke mbështetur luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane me artileri dhe avionë.
Ndërkohë, pesë ushtarë turq të plagosur afër Al-Bab u sollën në provincën jugore të Turqisë, Kilis për trajtim, bëri të ditur ushtria.
Ushtria tha se ushtarët e plagosur janë dërguar në spitalin shtetëror Kilis dhe nuk janë në gjendje kritike.
"Mburoja e Eufratit", 3 ushtarë turq bien dëshmorë
Në një deklarate nga Ushtria Turke, thuhet se 3 ushtarë të turq kanë rënë dëshmorë dhe 11 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Në deklaratën nga Ushtria Turke thuhet gjithashtu se ushtarët e plagosur janë dërguar në spitalet më të afërta ku janë marrë nën kujdesin mjekësor.
Nga ana tjetër burimet ushtarake thonë se lajmi se organizata terroriste DEASH ka sulmuar një bazë të ushtrisë turke nuk është i vërtetë. Zyrtarët e Turqisë thanë se Ushtria Turke nuk ka spital të improvizuar në rrethinat e Al Babit.
Ushtria turke neutralizon mbi 40 terroristë të DEASH-it në Siri
Njoftohet se forcat ajrore të Ushtrisë Turke kanë ndërmarrë një operacion ajror kundër pozicioneve të DEASH-it në Al Bab, ku konfirohet se janë shkatërruar 24 pozicione të kësaj organizate dhe se sipas informacioneve paraprake janë neutralizuar mbi 40 terroristë.