Adem Şalvarcıoğlu
28 Nëntor 2018•Përditësim: 29 Nëntor 2018
ANKARA (AA) – Në operacionet anti-drogë nga forcat e sigurisë në Filipine, numri i të dyshuarve të vrarë ka arritur në 5.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale të cilat thirren në të dhënat qeveritare bëjnë të ditur se në kuadër të luftës kundër drogës në mes të datave 1 korrik 2016 - 1 tetor 2018, forcat e sigurisë kanë kryer 113.570 operacione.
Në operacione deri më tani janë vrarë 4.999 të dyshuar, ndërsa kanë humbur jetën më shumë se 80 punonjës të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë me arsyetimin se kanë bërë tregti me drogë janë arrestuar më shumë se 161.584 persona, më shumë se 500 prej tyre punonjës publik.
Organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë qeverinë Duterte
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i cili mori detyrën më 30 qershor të vitit 2016, tha se do t'i kushtojë prioritet luftimit të drogës dhe korrupsionit.
Në kuadër të luftës anti-drogë, Duterte ka thënë se nëse është e nevojshme mund të vriten madje edhe të dyshuarit. Për këtë arsye organizatat filipinase dhe ato ndërkombëtare e kritikojnë qeverinë Duterte me një gjuhë të ashpër, duke theksuar se qeveria po kryen "krim kundër njerëzimit".