Emre Aytekin
28 Nëntor 2018•Përditësim: 29 Nëntor 2018
MEKSIKË (AA) – Meksika do të dekorojë me medaljen e "shqiponjës asteke" Jared Kushner, dhëndërrin dhe këshilltarin e parë të presidentit amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Meksikës njoftoi se sot do t'i ndajë Kushnerit medaljen më të lartë të cilin ky vend ua ndan të huajve.
Më tej deklarata sqaron se Kushner do të marrë medaljen e "shqiponjës asteke" për rolin pozitiv gjatë ripërtëritjes së bisedimeve rreth Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore (NAFTA).
Dekorimi i Kushner-it ka ngjallur debate të ashpra në Meksikë, ku shumica nuk janë të lumtur për faktin se medalja shtetërore i ndahet dhëndërrit të presidentit amerikan Trump, i cili shpesh akuzon dhe në mënyrë verbale sulmon Meksikën.
"Kjo është skajshmërisht nënçmuese dhe sjellje qyqare", ka shkruar në Twitter intelektuali i njohur dhe historiani, Enrique Keauze.
Ai po ashtu ka shkruar se është e papranueshme që Meksika të dekorojë një person i cili meksikanët i quan "vrasës dhe përdhunues".