Halit Süleyman
10 Nëntor 2015•Përditësim: 11 Nëntor 2015
LAZKIYE (AA) - Nga mortaja e hedhur në qytetin bregdetar Lazkiye që gjendet në veriperëndim të Sirisë kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa 60 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga gazetari i AA-së nga burimet lokale, nga mortaja e cila ka rënë në qendrën e qytetit Lazkiye dhe në rajonet ku gjenden njësitë e sigurimit kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa 60 të tjerë janë plagosur.
Sipas burimeve në vendet ku kanë rënë mortaja janë shkaktuar dëme, dhe të plagosurit si shkak i sulmit janë transferuar nëpër spitale të qytetit.
Ndërkohë agjencia i lajmeve të Sirisë, SANA ka konfirmuar se në ngjarjen ku persona të cilët kanë humbur jetën dhe të plagosur, pretendon se sulmin e ka kryer grupi opozitar Ahraru-sh Sham.
Në anën tjetër u theksua se grupet opozitare në rajonin Cebelu'l Ekrad, kanë sulmuar aeroportin ushtarak dhe portin në qytetin Lazkiye të përdorur nga ana e rusëve me raketa Grad.