Yasin Yağcı
29 Janar 2016•Përditësim: 30 Janar 2016
HAGË (AA) - Qeveria e Holandës ka marrë vendim që të kyçet në operacionet ajrore të koalicionit ndërkombëtar në Siri kundër organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi se sipas vendimit të marrë në Këshillin e Ministrave të sotëm, avionët luftarakë të cilët më shumë se një vjet janë duke marrë pjesë në operacionet ajrore në Irak do të marrin pjesë gjithashtu edhe në operacionet në Siri.
Rutte i cili theksoi se kanë dhënë përgjigje pozitive ndaj kërkesave të aleatëve të tyre, tha se parandalimi i sulmeve terroriste mund të realizohet vetëm me eliminimin e porteve të sigurta të DAESH-it në Irak dhe Siri.
Ai duke vënë re se DAESH-i ka nisur të jetë kërcënim ndaj sigurive të tyre, theksoi se do të vazhdojë mbështetja e tyre ndaj ushtarëve irakian dhe Peshmergëve, peshmergers, forcës së armatosur të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut.
Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme Bert Koenders tha se stabiliteti në Siri dhe Irak mund të jetë i mundur vetëm me një qasje të qëndrueshme.
Çështja që avionët luftarakë të marrin pjesë në operacionet në Siri një kohë të gjatë në Holandë kishte shkaktuar ndarje të qëndrimeve.
Partneri i vogël i koalicionit Partia e Punës (PvdA) ishte kundër marrjes pjesë të avionëve në operacionet në Siri, pavarësisht se partneri më i madh i koalicionit Partia Liberale (VVD) ishte duke e mbështetur këtë. Por, PvdA në takimin parlamentar në fillim të javës kishte vendosur që avionët përveç Irakut të marrin pjesë edhe në Siri.
SHBA-të në dhjetor të vitit 2015 kishte kërkur nga Holanda që të marrë pjesë në operacionet ajrore në Siri. Avionët F-16 të Hollandës që tashmë gjenden më shumë se një vjet në rajon, morën pjesë vetëm në operacionet ajrore kundër DAESH-it në Irak. Njësitë holandeze të cilët janë të stacionuar në Jordani, përvecç avionëvë luftarakë numërojnë edhe rreth 200 ushtarë.
Holanda gjithashtu edhe i trajnon forcat e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut. Qeveria në dhjetor të vitit 2015 kishte vendosur që të ndihmojë me armë forcat Peshmerge të cilat luftojnë kundër DAESH-it.