Senita Şeherçehayiç
29 Janar 2016•Përditësim: 30 Janar 2016
SARAJEVË (AA) - Sundimtari i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, mbërriti sot në vizitën e parë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu Agency (AA).
Emiri i Katarit para Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës me nderimet më të larta shtetërore u prit nga kryetari i presidencës, Dragan Çoviç.
Al-Thani gjatë vizitës një ditore në Sarajevë do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve legjislative dhe ekzekutive në BeH - anëtarët e presidencës së BeH-së, kreun e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës popullore të Asamblesë Parlamentare të BeH-së dhe kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së.
Katari është një vend me më pak se dy milionë banorë, ndodhet në Gadishullin Arabik, dhe është një nga vendet më të pasura në botë. Ekonomia e Katarit bazohet në furnizimi i naftës dhe gazit, të cilat përbëjnë shumicën e eksporteve të kësaj monarkie (emiratet). Në 150 vitet e fundit me Katarin qeverisë familja al-Thani nga rrjedh edhe emiri aktual.
Sheiku Tamim erdhi në pushtet në vitin 2013, pas largimit nga froni të babait të tij, aso kohe 61-vjeçar, Sheik Hamad bin Kalifa al-Thani. Pra, Sheiku Tamim në moshën 33-vjeçare u bë monarku më i ri në Gjirin Persik.