Ali Semerci,Cuneyt Davut
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
ENBAR (AA) - Në qytetin Ramadi i lidhur me provincën Enbar i cili gjendet në perëndim të Irakut, në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe militantëve të organizatës terroriste DAESH, janë vrarë 51 persona, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed ed-Duleymi nga policia e Enbarit, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së deklaroi se, forcat e sigurisë për luftën kundër DAESH-it dhe forcat e sigurisë të përbërë prej policisë dhe ushtrisë, në rrugët të rëndësishme të qytetit Ramadi El-Huz dhe El-Fursan kanë mbajtur kontrollin dhe janë duke përparuar drejtë kompleksit të qeverisë që gjendet në qendrën e qytetit.
Duleymi gjithashtu njoftoi se, pasi forcat irakiane kanë marrë nën kontroll rrugët Huz dhe Fursan, militantët e DAESH-it me dy automjete kanë kryer sulme vetëvrasëse, ndërsa nga sulmet kanë humbur jetën 2 militantë që ndodheshin në automjetetdhe 5 persona prej forcave irakiane janë plagosur.
Komandanti i Divizionit të 18-të të Policisë Federale të Irakut, Gjeneral Brigade Ibrahim Ulvan, tha se një grup prej 7 militantëve të DAESH-it kanë kryer sulm vetëvrasës në rajonin 110 Kilo i cili gjendet në perëndim të Ramadit.
Ulvan shtoi se në përleshjen të ndodhur si pasojë e përgjigjes me zjarr të forcave të sigurisë, janë inaktivizuar 7 sulmues vetëvrasës dhe janë plagosur 3 persona të forcave të sigurisë.
Njëri prej Shejeve të Enbarit, Basim ed-Duleymi, theksoi se në përleshjet mes forcat irakiane dhe militantëve të DAESH-it të ndodhura në Ramadi, kanë humbur jetën 15 njerëz në radhët e forcave irakiane dhe janë plagosur 27 të tjerë. Duleymi i cili tregoi se prej militantëve së paku 27 persona janë vrarë dhe informoj se përleshjet ende janë duke vazhduar.
Forcat irakiane, kishin filluar një operacion për të pastruar qendrën e Ramadit prej militantëve të DAESH-it dhe shumë lagje i kishin marrë nën kontroll.
Sulmet mes forcave shtetërorë dhe militantëve të organizatës të cilët filluan pasi që DAESH-i në qershor 2014 morri nën kontroll disa rajone në Irak dhe Siri, vazhdojnë në rajonet të ndryshme të vendit. Ndërsa forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, me operacionet të cilat kanë në shënjestër DAESH-in më shumë se një vit japin mbështetje ajrore.