Vügar Novruzoğlu
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Në bazën ushtarake "Kapustin Yar" Rusia ka testuar raketën balistike ndërkontinentale "Topol", raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, është njoftuar se prej bazës ushtarake "Kapustin Yar" e cila gjendet në rajonin Astarhan, është testuar raketa balistike ndërkontinentale RS-12M "Topol".
Është theksuar se raketa "Topol" me sukses ka goditur objektivin të kushtëzuar i cili gjendet në zonën e testit "Sarı-şagan" të Kazakistanit.
Raketa balistike ndërkontinentale RS-12M "Topol" e cila peshon rreth 45 ton, mund të mbajë mbushje luftarake me gamë prej 10 kilometrash.