Barış Seçkin
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
VATIKAN (AA) - Festa e Krishtlindjes e cila kremtohet nga të krishterët është festuar me një meshë të mbajtur në Vatikan nga Papa Françesku, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesha e Krishtlindjeve e mbajtur në Bazilikën e “Shën Pjetrit” ka nisur me ardhjen e Papës, klerikëve të lartë dhe kardinalëve të Kishës Katolike. Papa pasi puthi statujën e Isait ai bekoi besimtarët e pranishëm në meshë.
Papa Françesku në fjalimin e tij në meshë ka theksuar se: "Ardhja e profetit Isa në një botë të dehur nga narsisizmi, luksi dhe të konsumit, na fton neve të veprojmë në mënyrë të matur”.
Papa duke iu referuar Jubilesë së Jashtëzakonshme të Mëshirës të cilën e nisi këtë vit më 8 dhjetor tha se duhet të jetohet me dhembshuri dhe mëshirë duke lënë mënjanë kulturën e indiferencës.
Mesha tradicionale e Krishtlindjes në Bazilikën e “Shën Pjetrit” ka përfunduar me vendosjen nga Papa Françesku të statujës “fëmijë të Jezusit” në shpellën e improvizuar si të asaj në Betlehem ku ka lindur Profeti Isa.