Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
15 Shkurt 2017•Përditësim: 16 Shkurt 2017
AL BAB (AA) - Komandanti në Ushtrinë e Lirë Siriane (ULS), Udey Ebu Ali e cila lufton kundër organizatës terroriste DEASH në qytetin verior të Sirisë, Al Bab, deklaroi se kanë shënuar avancim të rëndësishëm në qytet dhe se luftimet tani po bëhen nëpër rrugët e qendrës së qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ebu Ali ka dhënë deklaratë për AA në lidhje me zhvillimet në Al Bab në kuadër të ofensivës "Mburoja e Eufratit", e cila realizohet kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë.
“Tani jemi duke kundër DEASH-it nëpër rrugët e qendrës së qytetit", tha Ebu Ali, duke shtuar se kanë marrë nën kontroll Kodrën Shejh Akil si dhe disa pika të tjera strategjike.
“Ushtria e Turqisë sulmon koordinatat e objektivave të DEASH-it që u japim ne", tha Ebu Ali, duke theksuar se me ushtarët turq komunikojnë nëpërmjet përkthyesve.
Një komandant tjetër në ULS, Marvan al-Hadi, tha se kanë shpresa për çlirimin e shpejtë të qytetit Al Bab.
"Kemi disa vështirësi nëpër lagjet e skajshme të qytetit. Organizata terroriste sulmon me bomba vendet e opozitarëve. Në Al Bab, përveç autobombave, vështirësitë kryesore me të cilat ballafaqohemi janë edhe eksplozivët dhe minat e vendosura nga ana e organizatës. Kjo po na shkakton vështirësi aty brenda. Për këtë arsye, operacionet realizohen në mënyrë të kontrolluar. Megjithatë, avancimi ynë në qytet vazhdon edhe përkundër sulmeve me bombë dhe me eksplozivë të DEASH-it", tha al-Hadi.
Sipas kalkulimeve në terren nga AA, ULS kontrollon afërsisht 40 përqind të qendrës së qytetit Al Bab, të cilën e ka rrethuar nga veriu, perëndimi dhe lindja.
Trupat e ofensivës "Mburoja e Eufratit", në vend të hyrjes së shpejtë në qendrën e qytetit, kanë zgjedhur rrethimin e qytetit Al Bab për të thyer rezistencën e terroristëve, me qëllim parandalimin e viktimave civile.
Avancimi i Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe ULS-së prej kufirit të Turqisë në drejtim të brendisë së Sirisë ka arritur thellësinë prej 35.1 kilometrave. Prej fillimt të ofensivës më 24 gusht të vitit 2016 e deri më tani, një zonë prej 1.927 kilometrave katrorë është pastruar nga organizatat terroriste DEASH dhe PKK/PYD.
Sipas njoftimit nga TSK, në ditën e 176-të të ofensivës "Mburoja e Eufratit" janë goditur 224 objektiva të DEASH-it dhe janë neutralizuar 17 terroristë.