Haydar Hadi
14 Dhjetor 2017•Përditësim: 14 Dhjetor 2017
BAGDAD (AA) – Zëvendëspresidenti i Irakut, Iyad Allavi, tha se lufta kundër terrorizmit mund të jetë e gjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Allavi në një program të organizuar në qytetin Nexhef, në jug të Irakut tha se, “Lufta kundër terrorizmit do të jetë e gjatë. Lufta jonë do të jetë kundër qelizave të fjetura, të cilat janë fytyra e dytë e terrorizmit”.
Ai tha se stabiliteti i shtetit do të reflektojë në rajon, mirëpo përderisa do të ketë uri, siguria nuk do të vendoset.
Lidhur me korrupsionin në vendin e tij, Allavi tha se autoritetet që vjedhin mallrat e shtetit të tyre duhet të përjashtohen nga ligji i përgjithshëm i amnistisë. Ai poashtu bëri thirrje për fillimin e hetimeve për mallrat e humbura pas vitit 2004.
Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi, ka thënë se objektivi i tyre i ardhshëm pas organizatës terroriste DEASH është lufta kundër terrorizmit.