İdris Okuducu
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
MOSUL (AA) - Trupat irakiane kanë hyrë në lagjen Kokjeli në hyrjen lindore të qytetit të Mosulit, i cili për më shumë se dy vite është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të sigurisë, forcat irakiane me autoblinda kanë hyrë lagjen Kokjeli, e cila gjendet një kilometër larg nga qendra e Mosulit.
Zyrtari ushtarak i Irakut, Talip Kenani dje deklaroi se mes terroristëve të DEASH-it dhe ushtrisë po zhvillohen beteja të ashpra për Kokjelin.
Lufta në Mosul, civilët largohen nga shtëpitë e tyre
Civilët në zonën mes qytezës Bertilla dhe rreth fshatit Bazvaja të cilat gjenden rreth 1 kilometër në afërsi të Mosulit, kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit.
Si pasojë e përleshjeve të ushtrisë irakiane dhe militantëve të organizatës terroriste DEASH, civilët të cilët ndjejnë si kërcënim këtë situatë kanë filluar të largohen, të vendosur në makina dhe me flamuj të bardhë.
Nga ana tjetër, forcat e sigurisë që ndodhen në terren, kanë deklaruar se civilët e larguar nga shtëpitë e tyre, do të dërgohen në kampet e ndërtuara në zonat e sigurisë të kontrolluara nga ushtria irakiane.
DEASH ka vendosur 25 mijë civilë në rrethinat e Mosulit
Në një deklaratë për mediat në zyrën e OKB-s në Gjenevë, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara, Ravina Shamdasani ka thënë se përdorimi i civilëve si mburojë është krim lufte.
Shamdasani në deklaratën për mediat, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve, ndërkohë që vazhdon operacioni për çlirimin e Mosulit, të respektojnë rregullat ndërkombëtare të luftës si dhe të mbrojnë të drejtat e civilëve.
Duke theksuar se DEASH-i mëngjesin e ditës së djeshme ka shkuar në rajonin Hammam el-Alil me kamionë dhe autobusë, Shamdasani ka shtuar se organizata terroriste ka marrë 25 mijë civilë nga ky rajon dhe i ka dërguar për ti vendosur në rrethinat e Mosulit.
Shamdasani, ka thënë gjithashtu se avionët e forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it kanë detyruar kamionët të kthehen përsëri në Hammam el-Alil, si dhe ka theksuar gjithashtu se disa nga minibusët kanë mundur të arrijnë në rajonin Ebusaif rreth 15 kilometra në veri.
Ajo ka nënvizuar se kohët e fundit dhjetëra mijëra persona janë shpërngulur me dhunë nga DEASH-i në rajone të tjera. Shamdasani ka thënë se OKB është shumë e shqetësuar për sigurinë ndaj civilëve.
Duke theksuar se disponon informacione për vrasje masive të civilëve nga DEASH-i, Shamdasani në vijim ka thënë: "Më parë janë vrarë 40 ushtarë irakianë, trupat e të cilëve u hodhën në lumin Dixhle.''
DEASH-i mban si pengje qindra familje në shkolla dhe institucione
Komandanti i aksionit të përbashkët të Irakut Nibras el-Mekuki tha se nga burimet në Mosul mësuan se pjesëtarët e DEASH-it detyruan familjet që të mblidhen nëpër shkolla në El-Hadri, Jerusalem, Es-Semah dhe El-Karami, në verilindje të Mosulit.
Ata që braktisin shkollën u kanoset vdekja. Mekuki shtoi se DEASH-i ka për qëllim që civilët t’i përdor si mburojë. Po ashtu, organizata snajperistësh gjenden në pozita për të parandaluar hyrjen e pritur të forcave të sigurisë në qytet.
Pjesëtarët e DEASH-it kanë vendosur edhe mjete shpërthyese në afërsi të vendbanimeve dhe automjeteve. Sipas tij DEASH ka armë në Mosul, por ka probleme me numrin e militantëve.
Në shumë zona të Mosulit tashmë prej dy ditësh nuk ka energji elektrike, ujë për pije, ndërsa në spitale është regjistruar mungesë barnash.