Alban Agushi
07 Korrik 2025•Përditësim: 08 Korrik 2025
PAMPLONA (AA) - Në qytetin Pamplona në veri të Spanjës u mbajt vrapimi i parë me dema i cili është aktiviteti më i madh i festivalit të famshëm botëror "San Fermin", raporton Anadolu.
Pjesëmarrësit në vrapim, të quajtur "Encierro" dhe që mbahet në rrugën 875 metra në qendër të qytetit, veshin pantallona, bluza dhe atlete të bardha, dhe lidhin rreth qafës një shall të kuq, simbolin e "San Fermin".
Festivali "San Fermin" është një festë tradicionale njëjavore që mbahet çdo vit në qytetin e Pamplona të Spanjës.
Aktiviteti më i rëndësishëm është "Encierro", ose vrapimi i demave, por festivali përfshin edhe shumë ngjarje të tjera tradicionale gjatë gjithë javës.