Hajer M'tırı
31 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
STRASBURG (AA) – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur të martën një fjalim në Strasburg në të cilin ka mbrojtur ligjin kontrovers anti-terror dhe të sigurisë, i cili ka hasur në kritika të ashpra në mesin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligji, i cili jep autorizime të mëdha gjatë bastisjeve të shtëpive, kufizon lëvizjen dhe lejon mbylljen e objekteve fetare, u nënshkrua të hënën nga Macron, dhe i njëjti zëvendëson gjendjen e jashtëzakonshme e cila në Francë skadon më 1 nëntor.