Fatma Esma Arslan,Sayed Khodaberdi Sadat
22 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
KABUL (AA) - Si pasojë e një sulmi të kryer ndaj një banke në qytetin Leshkergah, në Helmand të Afganistanit, kanë humbur jetën 31 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës Helmand, Ömer Zuvak, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka konfirmuar se në sulm kanë humbur jetën 31 persona dhe 61 të tjerë janë plagosur.
Duke bërë të ditur se situata shëndetësore është e rëndë për disa të plagosur që janë dërguar në spital, Zuvak tha se ka shqetësime se mund të rritet numri i të vdekurve.
Ndër të tjera Zuvak ka shtuar se shumica e personave që kanë humbur jetën janë civilë.
Në orët e drekës përpara një banke në qytetin Leshkergah të Helmandit u krye një sulm me autobombë, në një kohë kur punonjësit e administratës shtetërore dhe mësuesit ndodheshin në radhë duke pritur për të marrë pagat e tyre.
Ndërsa talebanët të cilët kanë marrë përsipër sulmin kanë pretenduar se nga shpërthimi janë vrarë 73 punonjës të policisë që prisnin para bankës.