Ekip
04 Shtator 2017•Përditësim: 05 Shtator 2017
TOLIARA (AA) - Një numër i madh i peshkatarëve në varka të drurit janë kapur nga objektivi i fotoreporterit të Anadolu Agency (AA) teksa dalin në plazhin Ifaty në Madagaskar për të peshkuar.
Plazhi Ifaty gjendet në afërsi të qytetit Toliara në jugperëndim të Madagaskarit, 929 kilometra larg kryeqytetit Antananarivo.
Varkat e drurit me vela në Plazhin Ifaty, një nga destinacionet turisitke në Madagaskar, janë pjesë e pandashme e peshkimit në këtë vend.
Rajoni jugor Ifaty është i qetë, i përbërë nga dy fshatra të vegjël të peshkimit të quajtur Mangily dhe Madio Rano.
Plazhet janë të vendosura në Kanalin e Mozambikut, të mbushura me palma dhe të mbuluara me rërë të bardhë.