Gülbahar Sayım
30 Janar 2017•Përditësim: 30 Janar 2017
ANTANANARIVO (AA) - Të paktën 47 persona e kanë humbur jetën pasi një kamion që po transportonte udhëtarë në rimorkio, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar në Madagaskar, ka rënë në lum, raporton Anadolu Agency (AA).
Lova Andriamanantsoa, zyrtare në rajonin Anjozorobe në verilindje të kryeqytetit Antananarivo, në një prononcim për AA bëri të ditur se një kamion i cili po transportonte udhëtarë në kundërshtim me rregullat ka rënë në lumin Mananara në Anjozorobe.
Andriamanantsoa theksoi se sipas informacioneve të para të paktën 47 persona e kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ndërsa 24 persona të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 11 më rëndë.