Gülbahar Sayım
30 Qershor 2017•Përditësim: 01 Korrik 2017
TUNUS (AA) – Janë konfiskuar 370 breshkë të cilët ishin duke u trafikuar nga aeroporti Ivato i Madagaskarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit kombëtar, në Aeroportin Ivato në pjesën qendrore të shtetit, në 3 valixhe të pasagjerëve shtetas të Madagaskarit janë gjetur 370 breshka, që synoheshin të transportoheshin jashtë shtetit.
Zyrtarët bënë të ditur se personat e arrestuar planifikonin të shkonin në Vietnam nëpërmjet Kenias.
Gjatë kohëve të fundit në këtë shtet po përjetohen shpesh ngjarjet të tilla. Zyrtarët doganorë edhe muajin e kaluar kishin konfiskuar 230 breshka të kontrabanduara.
Sipas ligjeve të shtetit, trafikantët e breshkave dënohen me 2 deri në 10 vite burg ose gjobiten me deri në 32 mijë dollarë.