Betül Yürük
03 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
OKB (AA) - BETÜL YÜRÜK - Përfaqësuesi i regjimit të Asadit në Kombet e Bashkuara, Beshar Xhaferi, i cili që nga viti 2011 kur ka nisur lufta e brendshme në Siri ka ndërmarrë përsipër detyrën e "makinerisë së gënjeshtrave", nëpërmjet pretendimeve që nuk reflektojnë të vërtetën dhe punimeve të tij manipuluese synon që të pastrojë regjimin në OKB, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhaferi me pretendime të pabazuara përpiqet që të maskojë masakrat dhe dhunën e forcave të regjimit dhe të mbështetësve të tij.
Nga sulmet që Xhaferi mbron në çdo platformë se në Siri ata kanë në objektiv terroristët, vazhdojnë të vijnë lajmet për vdekjet e civilëve dhe të fëmijëve të pafajshëm e të pambrojtur.
Duke vazhduar gënjeshtrat se nuk ka uri në Madaya e cila ndodhet në rendin e ditës për vdekjet nga uria, se regjimi nuk përdor armë kimike, se në Halepin ku çdo ditë vijnë lajmet e vdekjeve të civilëve kanë në objektiv vetëm terroristët, Xhaferri së fundi ka shënuar edhe një skandal me gënjeshtrën me një fotografi të trupave të civilëve të vdekur në sulmin e fundit ajror të regjimit, ku pretendon se i përkasin civilëve që janë vrarë në sulmin e opozitarëve.
Xhaferi gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurisë duke treguar një fotografi që i përkiste trupave të civilëve të vrarë në sulmin ajror të regjimit në lindje të Halepit, ka pretenduar se fotografia i përket civilëve të vrarë në sulmin e opozitarëve.
Në lidhje me fotografinë Xhaferri është shprehur: "Sot (30 nëntor) dhjetëra civilë teksa përpiqeshin të kalonin nga Halepi lindor për në Halepin perëndimor, pra nga rajonet nën kontrollin e terroristëve për në rajonin ku ndodhet ushtria e Sirisë, janë vrarë nga terroristët të cilët duke pësuar një ndryshim gjenetik janë bërë opozitarë të moderuar, të cilët mbështeten nga SHBA-të, Britania dhe Franca."
Por gazetarët e AA-së duke e vërejtur nga një plan të afërt fotografinë që Xhaferri mbante në dorë kanë nxjerrë në pah gënjeshtrën e regjimit.
Gazetari i Qendrës Mediatike të Halepit (AMC) që ka shkrepur fotografinë, Arif al Arif, pasi është kontaktuar nga AA-ja tha se fotografia në fjalë është një pamje e masakrës së regjimit që e ka shkrepur në lagjen Xhub Kubbe.
"Jam tronditur kur kam parë fotografinë time në dorën e Xhaferit. Unë jam një prej gazetarëve që kisha mbërritur në rajonin e sulmit në Xhub Kubbe. Në ambientin ku kam shkrepur fotografinë kemi parë pjesët e predhës së artilerisë ajrore që përdorin forcat e regjimit. Në Xhub Kubbe regjimi ka vendosur drejtpërdrejt në objektiv civilët. Në vendngjarje shkuam së bashku me ekipet e mbrojtjes civile. Xhaferi dhe regjimi janë mjeshtër në gënjeshtër. Xhaferi shprehet kështu për ti krijuar autoritetin regjimit dhe Rusisë për të vrarë civilët. A mund të mendohet se opozitarët mund të qëllojnë civilët që largohen nga bombardimet në lindje të Halepit? A nuk është regjimi ai që ka shkatërruar spitalet? Edhe këto opozitarët i kanë kryer?"
Përgjigja me të qeshura e Xhaferit ndaj pyetjes për Halepin
Xhaferi prej 10 vitesh kryen detyrën si përfaqësues i regjimit në OKB dhe duket qartë dhe haptazi se ai nuk është i interesuar për qindra mijëra civilë që vriten në Siri. Ndaj pyetjes "A keni qëlluar spitale në Halep", të drejtuar para takimit me temë "mbrojtja e civilëve në konflikte" të mbajtur në Këshillin e Sigurisë të OKB-ve Xhaferi ka qeshur me zë të lartë që edhe të tjerët mund ta dëgjonin mirë dhe është larguar.
Ky qëndrim i Xhaferit shkaktoi reagime, ku përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Samantha Power është shprehur "Kjo është fytyra e vërtetë e veprimeve të regjimit të Sirisë dhe Rusisë në Halep. Atyre nuk iu interesojnë mijëra perona të masakruar."
Gjithashtu ndaj këtij qëndrimi të Xhaferit ka patur reagime edhe në median sociale, ku veprimi i tij nga disa është konsideruar si "arrogancë" dhe "neveri".
Në Madaya kanë humbur jetën nga uria të paktën 50 persona
Pavarësisht pamjeve të vuajtjeve në Madaya të Sirisë, që u përhapën në të gjithë botën kur nisën vdekjet nga uria, të cilat u shkaktuan pasi që regjimi nuk lejoi për një kohë të gjatë hyrjen e ndihmave humanitare, regjimi duke shkuar edhe më tej, u strehua pas gënjeshtrës se në Madaya nuk kishte uri.
Xhaferi në lidhje me këtë situatë kishte mbrojtur qëndrimin se në Madaya nuk ka uri dhe se fotografitë dhe pamjet e ardhura nga rajoni ishin të sajuara. Gjithashtu ai kishte pretenduar se ndihmat e dërguara në Madaya ishin grabitur nga grupet e armatosura të cilët i kishin shitur më pas me çmime më të larta, ku sipas stij, për këtë arsye populli nuk kishte mundur ti merrte.
Por deklarata e Mjekëve Pa Kufij (MSF) me 30 janar e cila theksonte se në Madaya kanë humbur jetën nga uria të paktën 50 persona zbuloi edhe njëherë gënjeshtrat e regjimit.
Gënjeshtra e regjimit se "nuk kemi përdorur armë kimike"
Regjimi në anën tjetër vazhdon të pretendojë ende se në Siri nuk kanë përdorur armë kimike. Xhaferi për sulmin me armë kimike të kryer në rajonin Guta në lindje të Damaskut në vitin 2013 kishte pretenduar se ishte kryer nga shërbimet inteligjente franceze.
Edhe këto pretendime të Xhaferit u përgënjeshtruan në raportin e misionit të formuar nga OKB dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), për përcaktimin e palëve që përdorin armë kimike në Siri.
Sipas raportit të komisionit të pavarur hetimor të OKB-së, mësohet se forcat e regjimit në Siri kanë përdorur 3 herë armë kimike.
Regjimi sirian pavarësisht paralajmërimeve të OKB-së se "Halepi mund të shndërrohet në një varr të madh" me mbështetjen e Rusisë duke pretenduar se kanë në objektiv terroristët në sulmet ajrore çdo ditë shkakton vdekjen e dhjetëra civilë të pafajshëm.
Në lindje të Halepit jetojnë afro 300 mijë civilë, të cilët ndodhen që prej 3 muajsh nën rrethimin e regjimit. Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij që nga 15 nëntori e deri tani vazhdojnë të sulmojmë me gjithë ashpërsinë nga ajri dhe toka. Sulmet e ndërmarra në 17 ditët e fundit ku kanë humbur jetën mbi 750 civilë dhe ku janë plagosur afërsisht 2.500 të tjerë kanë lënë jashtë shërbimit të gjitha spitalet dhe shkollat në qytet. Ndërsa mijëra civilë vazhdojnë të ndërrojnë vendet tyre në mesin e lagjeve nën kontrollin e opozitarëve që i vërejnë më të sigurta.