Aldijana Hadzic
23 Tetor 2022•Përditësim: 24 Tetor 2022
Kopshti Botanik Perdana është një nga atraksionet turistike më të njohura në Kuala Lumpur të Malajzisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Është parku i parë argëtues i madh në qytet dhe është tërheqës si për vizitorët vendas, ashtu edhe për turistët e huaj.
Kopshti botanik ka një liqen, dhe vizitorët kanë mundësinë të shohin disa mijëra specie bimore. Është veçanërisht tërheqës për entuziastët e florës.
Vizitorët në këtë oazë të qetësisë kanë mundësinë të ecin përgjatë liqenit, por edhe të ngasin biçikletën.