Ekip
23 Tetor 2022•Përditësim: 24 Tetor 2022
Kabineti i Izraelit konfirmoi sot gjeneralmajor Herzi Halevi-n si shefin e ri të ushtrisë, raportoi gazeta Yedioth Ahronoth, transmeton Anadolu Agency (AA).
Halevi u nominua muajin e kaluar nga Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz për të zëvendësuar komandantin e ushtrisë në largim, gjenerallejtënant Aviv Kochavi, si shef i ushtrisë.
Javën e kaluar, një komision verifikimi miratoi kandidaturën e Halevi-t, duke i hapur rrugën atij për të marrë postin më 17 janar.
Halevi, 54 vjeç, i cili drejtonte Komandën Jugore të ushtrisë, do të bëhet shefi i 23-të i ushtrisë izraelite.