Ekip
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
KUALA LUMPUR (AA) - Në kryeqytetin e Malajzisë në Kuala Lumpur u mbajt protestë kundër dhunës së përjetuar në provincën Arakan të Mijanmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në stadium Titiwangsa në Kuala Lumpur u mblodhën 10 mijë vetë për të protestuar kundër ngjarjeve në provincën Arakan.
Protesta u mbështet nga Organizata Kombëtare e Malajve të Bashkuar (UMNO), Partia Islamike në Malajzi dhe nga shumë organizata të shoqërisë civile, kurse morën pjesë kryeministri Necip Rezak, ministri i Punëve të Brendëshme dhe Zëvëndës kryetari i Përgjithshëm i UMNO Ahmed Zahid Hamidi si dhe Kryetari i Përgjithshëm i Partisë Islamike të Malajzisë Abdul Hadi Awang.
Në fjalimin e tij në protestë kryeministri Necip duke theksuar se ai personalisht ditën e premte i ka dërguar një mesazh qeverisë së Mijanmarit tha: “Mua më paralajmërojnë në lidhje me pjesëmarrjen e sotme në protestë. Nuk më intereson. Sot nuk jam vetëm kryeministrër i Federatës Malajziane, por si përfaqësues i popullit dhe në emër të ummetit".
Kryeministri Necip potencoi se në marrëveshjen e Shoqatës të Kombeve të Azisë Juglindore ka nene të cilat rregullojnë mos ndërhyrjen e punëve të brendshme dhe në lidhje me të drejtat e njerut. “A nuk i lexoi nenet tjera të marrëveshjes qeveria e Mijanmarit? Cka presin që të bëjmë? A ti mbyllim sytë para këtyre ngjarjeve?”, u shpreh Necip.
Ai duke i bërë thirrje qeverisë së Mijanmarit për ti dhënë fund gjenocidit kundrejt qytetarëve të Arakanit i është drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrit pa Resor përgjegjës për presidencën shtetërore Aung San Suu Çii duke i thënë “Mjaft më me përjetimet e njerëzve të Arakanit”.
Necip tha se nuk janë duke u përzier në punët e brendshme të Mijanmarit dhe se ky është një refleks i natyrshëm kundrejt shkeljes së të drejtave të njeriut.
Kryeministri Necip kërkoi nga qeveria e Mijanmarit të marrë masa urgjente dhe thirri Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Organizatën e Bashkpunimit Islamik (OIC) dhe Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për të marrë masat e nevojshme kundër gjendjes së qytetarëve të Arakanit.
Duke përkujtuar në të kaluarën gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë dhe Ruandë, Necip, theksoi se sot qytetarët e Arakanit ndodhen përballë një gjenocidi të ngjashëm.
Ministri i Punëve të Brendshme Zahid tha se qeveria e Mijanmarit ditën e premte ka pohuar se vendi i tij po përzihet në punët e brendshme. “Këto protesta nuk janë për t'u përzier në punët e brendshme të Mijanmarit. Kjo është një tregues për ndjeshmërinë tonë ndaj të drejtave të njeriut”, tha ai.
Edhe përfaqësuesit e shoqatave të shoqërisë civile në fjalimet e tyre kritikuan ngjarjet e dhunshme në Arakan dhe u bënë thirrje muslimanëvë për bashkim.
Qytetarët e Malajzisë që në orët e mëngjesit filluan të mbushin stadiumin dhe kërkuan nga OKB, OIC dhe ASEAN të gjejnë zgjidhje urgjente për ngjarjet në Arakan.
Në deklaratën e ditës së premte nga Zyra e presidencës së Mijanmarit u theksua se pjesëmarrja e kryeministrit të Malajzisë Necip në protesta për Arakanin është ndërhyrje në punët e brendshme të Mijanmarit duke shtuar se kjo është në kundërshtim me dispozitat në marrëveshjen e ASEAN.
Pas operacionit të ushtrisë së Mijanmarit i cili filloi në muajin tetor në Arakan në kufi me Bangladeshin me dhjetëra mijëra qytetarë të Arakanit u detyuan të strehohen në shtetin fqinj në Bangladesh. Sipas deklaratës së OKB-së si pasojë e sulmeve numri i personave të cilët janë detyruar të lëshojnë vendin ka arritur në 30 mijë.
Qeveria e Bangladeshit, ditën e martë 20 anije me refugjatë i ka kthyer pas në Mijanmar.
Mendohet se që prej vitit 2012 këto të jenë sulmet më serioze të Budistëve të cilat janë shumicë në vend kundër muslimanëve të cilët janë pakicë.
Shumica e popullatës së Arakanit e cila nga ana e OKB-së është definuar si “Populli i cili malterohet më së shumti në botë” përbëhet nga muslimanët e Arakanit.