Ömer Faruk Yıldız
05 Mars 2019•Përditësim: 05 Mars 2019
Malajzia sot u bë anëtari i ri i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Malajzisë në dhjetor të vitit të kaluar solli vendimin për anëtarësim në Gjykatën Ndërkombëtare, kurse sot Ministria e Jashtme njoftoi se Malajzia nënshkroi Statutin e Romës duke u bërë zyrtarisht shtet anëtar i gjykatës më të lartë ndërkombëtare.
"Pas anëtarësimit në GJNP, Malajzia do të ketë një rol të rëndësishëm në ndjekjen e krimieve kundër njerëzimit", tha ministri për Burime Njerëzore i Malajzisë, M. Kulasegaran.
Malajzia kështu u bë anëtarja e 124 e GJNP-së me seli në Hagë.
Kryediplomati i Malajzisë, Seyfeddin Abdullah, paralajmëroi se Malajzia së shpejti do të ndërmarrë një iniciativë që para GJNP-së të nisin proceset gjyqësore të dhunës dhe pastrimit etnik që kanë ushtruar autoritetet e Mianmarit ndaj muslimanëve Rohingya.