Fatma Esma Arslan
13 Prill 2022•Përditësim: 14 Prill 2022
Në Mali janë arrestuar tre shtetas evropianë të dyshuar për terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga ushtria e Malit thuhet se pesë të dyshuar janë kapur në operacionin anti-terrorist të zhvilluar më 10 prill në qytetin Diabaly, 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bamako.
Ndërkaq thuhet se në mesin e të dyshuarve ishin edhe 3 shtetas evropianë kurse nuk u dha asnjë informacion për identitetin e këtyre personave.
Burkina Faso, Mali dhe Nigeri, i njohur si "kufiri i 3 vendeve" në rajonin e Sahelit, janë ekspozuar ndaj sulmeve nga grupet e lidhura me organizatën terroriste Al-Kaeda dhe DAESH në vitet e fundit.
Pavarësisht misioneve të huaja ushtarake të stacionuara në Mali që nga viti 2013, organizatat terroriste në vend vazhdojnë sulmet e tyre.