Emre Doğan
08 Korrik 2017•Përditësim: 09 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) – Lojtari i përfaqësueses belge dhe futbollisti i klubit anglez Everton, Rumelu Lukaku do të vijë në Old Traford, kurse Manchester United këtë për këtë transfer do të paguajë 85 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë në faqen e internetit të klubit nga Manchesteri, thuhet se është arritur marrëveshje me Evertonin në lidhje me kalimin e belgut 24-vjeçar në Manchester United.
Edhe pse në deklaratë nuk theksohet asgjë në lidhje me lartësinë e transferit, mediat britanike kanë raportuar se Everton nga shitja e Lukaku-t do të fitojë 75 milionë paund (85 milionë euro).
Lukaku ka regjistruar 59 paraqitje për përfaqësuesen e Belgjikës dhe 23 herë ka tundur rrjetën kundërshtare. Në sezonin e kaluar në Premierligë, Lukaku ka regjistruar 37 paraqitje dhe shënoi 25 gola.