Dejan Maksimoviç
05 Nëntor 2019•Përditësim: 05 Nëntor 2019
Sipas informacioneve të mediave italiane, Manchester United ka refuzuar ofertën e Romës prej 15 milionë euro për Chris Smalling, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtësi anglez ka impresionuar në klubin e ri i cili këtë verë arriti në huazim një vjeçar, prandaj Roma tenton ta blejë.
Ndonëse oferta e parë është refuzuar, negociatat do të vazhdojnë, ndërsa pretendohet se United kërkon 20 milionë euro për futbollistin 29 vjeçar.
Smalling karrierën e filloi në Maidston United prej së cilës kaloi në Fulham, ndërsa më pas në Manchester United ku kaloi nëntë sezone para shkuarjes me huazim në Romë.