Bakir Tiro
18 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
ROMË (AA) - Autobusi me lojtarët dhe stafin profesional të klubit futbollistik të Romës, u sulmua mbrëmë nga tifozët të cilët kanë hedhur vezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me të dalë nga autobusi, me të cilin shkonin në një darkë solemne, lojtarët i kanë fyer fansat e Romës, të pakënaqur me rezultatet e shfaqura nga skuadra në kohët e fundit, raportojnë mediat italiane.
Aktualisht "ulkonja" ndodhet në pozitën e pestë të tabelës së Serie A, shtatë pikë pas liderit Inter. Në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, Roma ka vetëm një fitore, tri barazime dhe një humbje, ndërsa zemërimi i tifozëve arriti kulmin pasi që skuadra nga Roma këtë javë u eliminua nga Kupa e Italisë, dhe atë nga Spezia e Ligës së dytë.
Përkundër kësaj, trajneri Rudi Garcia, mbeti në Romë. Mundësinë e fundit për të ruajtur vendin e punës do ta ketë në ndeshjen e kampionatit, kundër Gjenovës, këtë të diele.