Associated Press
11 Mars 2018•Përditësim: 12 Mars 2018
PARIS (AA) – Partia djathtiste e Francës, Fronti Kombëtar (FN) ka rizgjedhur të dielën Marine Le Pen për kryetare të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Për rizgjedhjen e Le Pen votuan 79 për qind nga delegatët e pranishëm në kongresin e partisë, në të cilin ajo ishte kandidate e vetme për postin e kryetarit të partisë.
Babait të saj, Jean-Marie Le Pen, sot iu mor titulli i kryetarit të nderit të kësaj partie politike, pasi paraprakisht në vitin 2015 ai u përjashtua nga partia nga shkaku i komenteve antisemite, por mbajti titullin e kryetarit të nderit.
Votimi i sotëm ishte goditja e fundit ndaj 89 vjeçarit i cili në vitin 1972 formoi partinë, me të cilën në vitin u radhit partia e dytë në zgjedhjet presidenciale, ku fitoi rreth 18 për qind të votave.