Hasan Esen
27 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini në një deklaratë për marrëveshjen e kushtëzuar të ndërprerjes së luftimeve në Siri deklaroi se "marrëveshja është shansi i parë për t'i dhënë fund konfliktit dhe se nuk duhet humbur kjo mundësi", raporton Anadolu Agency (AA).
Mogherini rikujtoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) dje miratoi një rezolutë për ndalimin e luftimeve në Siri, duke shtuar se kjo mundësi nuk duhet humbur.