Mustafa Deveci
24 Dhjetor 2018•Përditësim: 25 Dhjetor 2018
KUDS (AA) - Izraeli do të mbajë zgjedhje të parakohëshme në muajin prill, tha një zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Krerët e koalicionit vendosën njëzëri të shpërbëjnë parlamentin dhe të shkojnë në një zgjedhje të reja në fillim të prillit", tha zëdhënësi në rrjetin social Twitter.
Vendimi erdhi pas një takimi midis krerëve të partive të koalicionit të kryesuar nga Netanyahu.
Ndërkohë, e përditshmja izraelite Haaretz tha se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 9 prill.
Mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u debatua edhe muajin e kaluar, pasi më 14 nëntor, ish-ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman dha dorëheqje duke e kritikuar armëpushimin e arritur me grupet palestineze në Gaza pas ngritjes së tensioneve.
Pas debateve, Netanyahu ishte shprehur se zgjedhjet do të mbaheshin në kohë të rregullt, në nëntor të vitit 2019.
Qeveria e koalicionit të përbërë nga gjashtë parti kishte 66 vende në parlamentin izraelit me gjithsej 120 anëtarë. Numri i deputetëve ishte zvogëluar në 61 pas dorëheqjes së Liberman, partia e të cilit, Yisrael Beiteinu, mbante pesë ulëse në kuvend.