İnci Gündağ
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
LONDËR (AA) - Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, në lidhje me zhvillimet mes qeverisë së Bagdadit dhe Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut tha se "Ne dëshirojmë të shohim konsensus politik në Irak. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vendosin dialog dhe të ecin përpara përmes këtij dialogu", raporton Anadolu Agency (AA).
May i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me çështjet aktuale. Deputeti Jack Lopresti, nga Partia Konservatore e cila udhëhiqet nga May, në fjalën e tij ka vënë në dukje se muajin e kaluar ka realizuar takime me përfaqësues të Qeverisë rajonale kurde të Irakut, ndërsa ai ka lavdëruar përpjekjet e forcave Peshmerge në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.