Zehra Ulucak
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Numri i rasteve të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirusin e ri COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 121 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Faqja e internetit "Worldometer" e cila përpilon të dhënat e përditësuara me rastet e koronavirusit nga vendet e botës, e ka përditësuar në 121.246 numrin e rasteve në nivel global.
Sipas faqes, gjithsej 4.378 njerëz kanë humbur jetën nga virusi, kurse 66.908 mijë janë shëruar.