Ekip
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Drejtoria lokale e shëndetësisë në qytetin Qerbela të Irakut sot konfirmoi se ka vdekur edhe një person nga koronavirusi, duke arritur në 8 numri i të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pacienti i ndjerë ishte 68-vjeçar dhe ndërroi jetë mbrëmë, disa orë pasi u transferua në spital", tha drejtoria në një deklaratë.
"Analiza laboratorike konfirmoi sot se ai ishte infektuar me Covid-19", thuhet në deklaratë.
Drejtoria lokale tha se "familja e të ndjerit do t'i nënshtrohet karantinës".
Javën e kaluar, Bagdadi mbylli shkollat dhe universitetet për 10 ditë dhe ndaloi udhëtimet në shtetet e goditura nga virusi, si pjesë e luftës së saj kundër sëmundjes.
Koronavirusi i ri u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe tani është përhapur në më shumë se 100 vende.