Mahmoud Barakat
12 tetor 2017•Përditësim: 12 tetor 2017
BAGDAD (AA) – Më shumë se 1.300 luftëtarë të DEASH-it janë vrarë në operacionet e ushtrisë brenda dhe rreth distriktit Havixhe, në provincën veriore të Kirkukut në Irak, bëjnë të ditur burime ushtarake të rangut të lartë irakian, raporton Anadolu Agency (AA).
"Një total prej 7,200 kilometra katrorë territor është çliruar (në Havixhe), ndërsa 1,316 militantë janë vrarë," tha në një konferencë shtypi të enjten në Bagdad, gjeneral brigade Yahia Rasul, zëdhënës i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Irakut.