Elvir Hociç
19 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
LISBONË (AA) – Mbi 1500 zjarrfikës akoma janë duke luftuar me stuhinë e zjarrtë në pyjet e Portugalisë e cila shkaktoi vdekjen e 62 personave, raporton Anadolu Agency (AA).
Shërbimet portugeze sot presin ardhjen e përforcimeve në kuptim të fuqisë punëtore që janë nisur nga Spanja, Franca dhe Italia.
Nga zjarret që kapluan Portugalinë e mesme, ai i përmasave më të mëdha është në qytetin Pedrogao Grande, ku në natën mes së shtunës dhe të dielës, mbetën të vdekur 62 njerëz.
Mbi një mijë zjarrfikës mbetën të angazhuar për shuarjen e këtij zjarri i cili shpërtheu rreth 150 kilometra në veri të Lisbonës.
Nga shkaku i kësaj tragjedie njerëzore në Portugali është shpallur tre ditë zie kombëtare.
Moti i ngrohtë me temperatura ditore mbi 40 gradë celsius, erërat e thata dhe shkurret e thata kanë mundësuar përhapjen e shpejtë të flakëve që kërcënojnë fshatrat, ndërsa shumica e viktimave kanë qenë njerëz që kishin mbetur të bllokuar në veturat në rrugë.