Fatma Esma Arslan
15 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
PARIS (AA) - Mësohet se në kuadër të planit të zhvendosjes më shumë se 2 mijë refugjatë nga Greqia dhe Italia kanë arritur në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Zyra Franceze e Emigracionit (OFI), theksohet se Franca këtë javë ka pranuar 167 refugjatë të arritur nga Greqia, dhe se numri i refugjatëve të ardhur nga Greqia dhe Italia e ka tejkaluar numrin 2 mijë.
Në deklaratë gjithashtu u theksua se shumica e refugjatëve të cilët kanë ardhur në vend përbëhet nga familjet dhe janë vendosur në qendrat në lindje të Francës.
Njoftohet se 99 për qind të refugjatëve të dërguar në Francë janë sirianë, ndërsa mes tyre gjenden edhe nga Iraku, Eritrea dhe Palestina.