Faruk Zorlu
06 Dhjetor 2019•Përditësim: 06 Dhjetor 2019
DAKAR (AA) – Qindra pjesëtarë të një grupi rebel të Ruandës janë dorëzuar tek ushtria e Republikës Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në televizionin shtetëror, gjeneral majori Leon Kasonga tha se 306 pjesëtarë të Forcave Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR) u dorëzuan me armët e tyre në rajonin Kalehe të provincës Kivu Jugore.
Rebelët nuk kishin asnjë shans të shpëtonin pasi baza e tyre në Parkun Kombëtar Kahuzi-Biega u shkatërrua, shtoi Kasonga.
Asifiwe Nshimiyimana Manudi, një nga udhëheqësit e FDLR-së, u arrestua të hënën. Sylvestre Mudacumura, komandanti i grupit rebel, u vra në shtator nga ushtria kongoleze.
Mudacumura është kërkuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.