Beyza Binnur Dönmez
28 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 900 mijë të martën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e universitetit treguan se 902.129 njerëz fituan betejën kundër pandemisë. Numri i rasteve të konfirmuara arriti në 3.057.957, ndërsa u regjistruan 211.894 vdekje.
Spanja ka numrin më të lartë të personave të shëruar me afro 124.000, e pasuar nga Gjermania me 114.500 dhe SHBA me 111.583 të shëruar.
Megjithatë, SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur, me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve, me afro 988.500 raste dhe mbi 56.200 vdekje.
Ndërsa Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve me 26.977, Spanja është vendi i dytë për numri më i madh i rasteve me 232.128.
Kina, që ka arrit nivelin zero të virusit, ka regjistruar rreth 84.000 raste dhe një fatalitet më shumë pasi konfirmoi rritjen e rreth 50 për qind të numrit të vdekjeve të saj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4637. Këto shifra vazhdojnë të shtrojnë pyetje brenda dhe jashtë Kinës.
Në përgjithësi, virusi është përhapur në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar.
Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë virusin vuajnë nga simptoma të buta para se të shërohen plotësisht.