Sarp Özer,Sinan Uslu
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë gjatë operacioneve ajrore kanë sulmuar 8 objektiva të DEASH-it në pjesën veriore të Sirisë përreth rajonit El Bab, ku si pasojë kanë shkatërruar edhe depo të armëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës të publikuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë, mësohet se në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" janë realizuar sulme ajrore në rajonet përreth El Babit në Kabbasin, Bzaghah, Shabviran dhe Al Arimah.
Aeroplanët ushtarak të Komandës së forcave ajrore kanë shkatërruar 8 objektiva. Në këto operacione ajrore janë shkatërruar depo armësh të DEASH-it.