Muhammet Kurşun
24 Shkurt 2019•Përditësim: 25 Shkurt 2019
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha se falë bashkëpunimit të filluar me procesin e Astanas mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit, janë arritur rezultate konkrete në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zarif ka bërë një vlerësim në lidhje me zhvillimet në Siri, gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë të zhvilluar në Universitetin e Teheranit.
"Pas fillimit të procesit të Astanas me bashkëpunimin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë janë arritur rezultate konkrete në çështjen e Sirisë dhe kjo po përparon në drejtim pozitiv. Kjo tregon se sa nevojë ka për poilitikat shumë dimensionale në marrëdhëniet ndërkombëtare", tha Zarif duke rikujtuar se procesi i Astanas ka filluar pas një kohe pasi ministrat e Jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë ranë dakord për një armëpushim në Siri.
Lidhur me anëtarësimin në Task Forcën e Veprimit Financiar (FATF) dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (CFT) të formuar për pengimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, ministri Zarif tha se "Ne do të zbatojmë atë që miqtë tanë vendosin. Por, ata duhet të dinë shumë mirë se si do të ndikojnë vendimet e tyre".
Ai ka rikujtuar se senatori amerikan Lindsey Graham javën e kaluar ka thënë se "Arabia Saudite do të fliste persisht nëse nuk do ta mbronin atë për një javë". Zarif më tej thekson se "Zyrtarët amerikanë besojnë plotësisht se Arabia Saudite nuk mund të qëndrojë në këmbë nëse nuk e mbrojnë. Vështirësi dhe probleme ka patjetër, por askush sot nuk mund të thotë se 'Irani do të nisë të flasë rusisht apo ndonjë gjuhë tjetër nëse nuk e mbrojmë për një javë'".
Pasi ka mbrojtur idenë e tij se dëshirojnë që në politikën e jashtme të jenë të pavarur dhe se kjo nuk nënkupton të qëndrojnë të ndarë nga bota, Zarif tha se "Për të vazhduar jetën tonë ne nuk duam të jemi të lidhur në asnjë anë. Për këtë që ne dëshirojmë nuk nënkupton që duhet të prodhohen justifikime ndaj atyre që dëshirojnë të tregojnë sikur ne jemi në një luftë me dikë dhe për ata që duan ta tregojnë Iranin si një shtet policor".